Në raportin me përfundimet paraprake për votimet e 30 qershorit, në faqen 4 të tij OSBE flet edhe për dekretet e presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar datën e parë për zgjedhjet lokale dhe më pas nxjerrjen e një tjetër dekreti ku zgjedhjet përcaktoheshin më 13 tetor.
Sipas OSBE-së, Gjykata Kushtetuese është i vetmi organ që mund të vendosë në lidhje me kushtetueshmërinë e dekreteve të presidentit.
“Dekretet e 10 qershorit dhe 27 qershorit të Presidentit dhe veçanërisht reagimet e ndryshme që ata ngjallën mes aktorëve institucionalë dhe politikë, kontribuuan të gjitha bashkë në pasiguri juridike dhe politike. Gjërat u bënë edhe më komplekse për shkak të mungesës së një Gjykate Kushtetuese dhe një Gjykate të Lartë funksionale, ku e para është i vetmi organ i mandatuar për të vendosur në lidhje me kushtetueshmërinë e dekreteve të Presidentit”, thuhet në raport.
Këto konkluzione rrëzojnë zgjedhjet ligjërisht si shtetërore, duke i dhënë njëherazi një shuplakë të fortë organizatës socialiste të KQZ, si dhe "Kolegjin e Idajetit".