Veç numrit të ulët të pjesëmarrësve, në votimet e 30 qershorit, u vu re dhe një dukuri tjetër. Administrata shtetërore e cila u kërcënua dhe shantazhua me heqje nga puna nëse nuk merrte pjesë në farsën elektorale të rilindjes, shpesh herë e shkatërroi fletën e votimit ose u tall me të. Presioni i Veliajt mori pergjigjen që meritonte nga shumë qytetarë përmes një numëri të madh votash të pavlefshme.
Në bashkinë e Tiranës, rezultojnë 10 mijë e 740 vota të pavlefshme, në 11 njësitë e Tiranës. Numri më i madh i votave të pavlefshme ka rezultuar në njësitë 2, 5 dhe 7, ku veç gabimeve të rastësishme, shihet edhe një tendencë për të “djegur” qëllimisht votën.