Kreu demokrat Lulzim Bash aka thirrur një takim me kryebashkiakët në detyrë, përfaqësues të PD-së.
Dy ditë pas votimeve të 30 qershorit, Basha duket se po diskuton me kryebashkiakët, dhe më pas me anëtarët e forumeve drejtuese të PD-së, strategjinë që do të ndiqet nga opozita.
Takimi do të nisë në 11:00 në selinë e PD-së dhe atje do të jenë të pranishëm 15 kryebashkiakët e PD-së.
Mandate i tyre përfundon në 12 gusht, kohë në të cilën ata duhet të dorëzojnë detyrat te kryebashkiakët e rinj.
Nga votimet e 30 qershorit, kandidatët e Rilindjes morën 61 bashkitë, në një proces pa rivalë dhe jo në përputhje me Kushtetutën.