Meta: Po të dua e bëj LSI-në katër herë më të madhe se ç' është

Tuesday, 02 July 2019 12:04

Me gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit, ku ofroi edhe zgjidhjen e tij për daljen nga kriza, Presidenti Ilir Meta duket se sot ka vendosur t’i nxjerrë të gjitha në dritën e diellit, madje edhe mesazhet private me kreun e qeverisë. Para mediave, ndërsa theksoi se nëse do ishte në Shqipëri, ditën që opozita dogji mandatet, ky veprim nuk do të ishte kryer.

“Ta dinë të gjithë shqiptarët se po të isha këtu, pasi isha në Gjermani, opozita s’do i braktiste mandatet. Ose të paktën ish- partia që kam përfaqësuar, LSI, se shpirti im e di, jo i Monikës, se cfarë kam hequr për të mos asgjësuar partinë nga 17 maji.” U shpreh Meta ndërsa zbuloi edhe mesazhin që i conte kryeministrit Rama më 18 shkurt, dy ditë pas 16 shkurtit, ditë në të cilën opozita dogji mandatet zyrtarisht.

“Lulit i kam shkruar në fund 2017 se pas lokaleve s do  jetë më kryetar partie, ndërsa ty po të shkruaj sot që pasi të mabrosh mandatin e presidentit s’do gjesh më gjurmë LSI-je. Mbase jam gabuar por më vjen  keq.” tha Meta ndërsa përgjigjen zgjodhi t’ja jap publikisht Ramës, ndërsa tha se: Pra i vjen keq edhe për mua edhe Lulit, mua kur nuk më erdhi keq për ditët e mia në PS në ditët e mia më të zeza, që Edi i gjuante me gurë, e bënte pis atë, nuk më vjen keq as për LSI se e bëra për të dhënë mundësi të rinjve si Gjosha, Panariti, Mehmeti të bëjnë diçka të mirë për vendin. Po të dua unë bëj edhe një LSI katër herë më të madhe se ç’ është. Ndaj të thellohet e pas këtij mesazhi kam dhënë një intevistë  të DË ku theksova opozita një hap pas dhe qeveria dy.- vijoi Meta

Modifikuar më Tuesday, 02 July 2019 12:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...