Meta “zbërthen” grupin e strukturuar “PPPd” që do të kapë shtetin

Tuesday, 02 July 2019 12:10

Mesazhe të qarta, shigjeta në drejtim të kryeministrit, por edhe ca ambasadorëve. Kreu i Shtetit Ilir Meta foli sot pa dorashka.

Për herë të parë ai ‘zbërtheu’ edhe një grup të strukturuar që ka për qëllim të kapë shtetin.

“PPPd është grupi i strukturuar që do të kapë shteti. P-ja e parë janë politikanët, P-ja e dytë është propaganda e dini ju. P-ja tjetër është policia, por jo në kuptimin e Policisë së Shtetit por rrugët policeske që ndiqen për të bërë shantazh ndaj politikanëve, sipërmarrësve etj, forma këto në kundërshtim me shtetin ligjor. Ndërsa “d”-ja e vogëljanë disa nga diplomatët që kanë braktisur detyrën dhe misionin e tyre dhe që raportojë sipas qefjit të Ramës”,- tha ai.

“Prej kohësh, i kam bërë të qartë Bashës, Kryemadhit dhe Berishës, që të jenë të kujdesshëm të mos bien pre e provokimeve të një grupi të strukturuar PPP, dhe një ‘d’ e vogël. Është një grup i strukturuar, i kanë gjetur dhe njeriun e duhur, që nuk vjen në takim me presidentin por lahet në pishinë, edhe pse Presidenti për muaj të tërë i kërkoi dhe tregoi rrugën e zgjidhjes”, tha ai më herët.

Ndërsa i pyetur nëse ndjehet President fiktiv, në një kohë që qeveria nuk i njeh më dekretet e tij Meta u përgjigj prerë: “Nuk ndjehem fiktiv se 85% e shqiptarëve e bojkotoi këtë farsën e zgjedhjeve”.

Sa për kryeministrin, Meta shtoi se, “Sot ai duhet të “thellohet”, pasi “reflektimin”, siç shtoi, e kishte deri të shtunën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...