Me porosi dhe mbrojte te Soros u mbush Shqipëria me kanabis

Tuesday, 02 July 2019 15:32

Shqipëria sot është një narkoshtet. E dinë shqiptarët, e thonë ndërkombëtarët ca hapur ca nën zë, e shkruajnë mediat më të mëdha ndërkombëtare cdo dite. 

Shqetësues është fakti që ndonëse vendi ynë u kanabizua në çdo cep nga veriu në jug ndërkombëtarët nuk fol. Nuk folën ambasadat nga ajo më e madhe siç është ajo e SHBA, nuk folën dhe zyrtarë të tjerë të lartë ndërkombëtarë dhe kjo i shton shumë dyshimet se kjo ka qenë një skemë qeveritare nën bekimin nga jashtë dhe konkretisht të atij që e solli Edi Ramën në pushtet, Xhorxh Soros. Nuk ka arsye për të kundërtën kur çdo shqiptarë e shihte më sytë e tij mbushjen e Shqipërisë me kanabis dhe askush nuk fliste.  
E gjithë kjo skemë kriminale u zbatua me gjakftohtësi në Shqipëri pasi nuk kishte se si të kanabizohej pjesa më e madhe e vendit pa asnjë frikë madje nën bekimin e qeverisë dhe kujdesin e policisë së shtetit. E sigurisht pasi për disa vite kjo skemë u zbatua me porosi dhe mbrojtje të Soros, pra kabanizimi i vendit, u kalua menjëherë tek e ashtuquajtura reformë në drejtësi për ta bërë siç duan ata me njerëzit e tyre me qëllimin e vetëm që zbatuesit e kësaj skeme kriminale në Shqipëri duke kabanizuar vendin, bërë tendera galopant korruptiv, PPP të frikshme që groposin ekonominë të kenë dhe një mburojë në sistemin e drejtësisë. Edhe kjo e ashtuquajtura reformë u bë me bekimin ndërkombëtar por pjese e skemës “Soros:  “Procesi i reformave”, nisur më 2016 me ndihmën e inkurajimin e ekspertëve të paguar nga Soros e ka lënë me plot kuptimin e fjalës pa gjykata vendin. Qeveria socialiste, e drejtuar nga kryeministri, Edi Rama, ka pasur mundësi të bënte ligje pa asnjë balancë dhe kontroll ligjor, ndërsa mbushte Prokurorinë me njerëzit e saj. Askush nuk e di, se kur gjykatat do të ngrihen e veprojnë si një degë e barabartë. Pa dyshim që ky ishte i gjithë thelbi i reformës.
Shqipëria është shndërruar në thelb në një narkoshtet gjatë viteve të fundit, duke dalë në krye të renditjes për prodhimin e marijuanës, e cila trafikohet në Itali dhe pjesën tjetër të Evropës. Drogat e forta janë gjithashtu, me shumicë. Varësia ndaj drogës dhe probleme të tjera të lidhura me të po bëhen të zakonshme në një vend me vetëm 2.5 milionë banorë. Vendi por bëhet një nyje trafiku edhe për drogat e forta që vijnë nga Amerika e Jugut dhe Azia Qendrore, por të hyrëse drejt Evropës. Kritikët thonë se ligjet e kaluara në parlament – pa qenë subjekt shqyrtimi për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese – ndihmojnë në pastrimin e parave të fituara nga tregtia e drogës.
Soros po përpiqet të përsëritë një model të majtë të dështuar në Ballkan, duke promovuar një shoqëri me kufij të hapur të ngjashme me një Jugosllavi të Re, të kontrolluar nga socialistët, sigurisht.

Modifikuar më Tuesday, 02 July 2019 22:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...