Nga Flutura Açka
Çfarë hendeku mes bukurisë shqiptare dhe sjelljes sonë shqiptare. Makina e Fatos Lubonjës e dhunuar sepse nuk bën kompromis me fjalën e tij, gazetarë të kërcënuar që i ikin Shqipërisë përditë, censurë një emisioni investigativ pse thotë të vërtetën, protestues të lirë të Teatrit, dhe jo vetëm, që thirren barbarë. Jam e sigurtë që pas një shkrimi të shkëlqyer që lexova sot nga Mustafa Nano mbi lehtësinë e papërballueshme të një imami, mund ta ndjekë ndonjë fatwa. Mua vetë shpesh më kanë lënduar - deri duke më trazuar te humbja e djalit - pse kam thënë çfarë kam menduar. Si do të bëjmë demokraci me ligje kundër fjalës së lirë?! Vite të shkuara kur "Corriere della Sera" ishte në prag falimentimi, qeveria italiane ndihmoi financiarisht në ringritjen e saj, sepse, pa fjalën e lirë, pa "armikun e bukur" çdo demokraci vdes. Ne, shqiptarët, se si po bëhemi, "armiq" të pabukur të demokracisë sonë.