Ditën e sotme u raportua se automjeti i analistit të njohur, Fatos Lubonja, është sulmuat në daten 1 Korrik. Mësohet se sulmi ka ndodhur gjatë ditës, në prani të disa kalimtarëve, të cilët e kanë ndjekur skenën.
Personi qe e ka goditur makinën me gur, ka patur me vete edhe nje thikë. Burimet bëjnë me dije se ai ka bërtitur “s’keni parë gjë akoma”, një shprehje e përdorur nga kryeministri Edi Rama. Mësohet se ky person e ka sulmuar verbalisht Lubonjën edhe ne të shkuarën, por analisti nuk e ka raportuar në polici, duke qenë se autori njihet si person me probleme të shëndetit mendor. Ai ka deklaruar në polici se nuk ka asnjë problem personal me Lubonjën.
Duke patur parasysh edhe fjalët që agresori ka thënë gjatë sulmit, “nuk keni parë gjë akoma”, duket se ai mund të jetë frymëzuar dhe nxitur nga retorika e ashpër, fyese dhe denigruese e kryeministrit Edi Rama ndaj analistëve.
Kryeministri i quan analistët kritikë, mes tyre edhe Fatos Lubonjën, “kazan”, “kadri” dhe nje sërë epitetesh nga më fyeset dhe vulgaret, të cilat nxisin urrejtje, duke i ekzpozuar analistët dhe gazetarët ndaj sulmeve të tilla.
Edi Rama ështe përpjekur te intimidojë gazetarët kritikë ndaj tij dhe qeverisë që drejton, me përdorimin e gjuhes së urrejtjes, padive dhe së fundmi nëpërmjet një ligji qe synon policim dhe gjobitjen e mediave online. Pak javë me parë, shtatë organizata për lirinë e medias, vizituan Shqipërinë dhe në raportin paraprak, nënvizuan se Shqiperia ka bëre hapa pas për sa i përket lirisë së medias, duke cituar dhe evidentuar edhe etiketimet, sulmet dhe paditë e kryeministrit ndaj gazetarëve. /TPZ.al/