Presidenti i vendit ka postuar në Facebook një video ku shihet duke notuar në det.
Përtej fotove nga pushimet në bregdet, Ilir Meta i ka dhënë edhe një mesazh “thumbues” kreut të qeverisë, Edi Rama.
“Më mirë në det, se sa në pishinë”, ka shkruar ai, duke kujtuar kështu refuzimin që Rama i bëri ftesës së tij për dialog në presidencë para 30 qershorit.