Shqiptarët para Shtëpisë së Bardhë/ Trump, shpëtoje Shqipërinë nga komunizmi dhe Soros

Diel, 07 July 2019 19:37

Një grup shoqatash nga komuniteti shqiptar në SHBA kanë protestuar sot para Shtëpisë së Bardhë kundër instalimit të diktaturës dhe shtetit monist në Shqipëri, ku një Parti e vetme, ajo socialiste, ka uzurpuar të gjithë institucionet, përfshirë dhe Drejtësinë.

Protesta kishte në fokusin e saj denoncimin e pushtetit absolut, korrupsionit, vjedhjes së votave, mungesën e Lirive dhe të Drejtave Njerëzore, si dhe kundër ndikimit të manjatit demokrat George Soros, i cili është denoncuar nga Presidenti i Shqipërisë për financimin e destabilizimit të Shqipërisë.

 

“Ti kërkojmë Presidentit Trump të mos lejojë segmente të Fondacionit Soros që të rikthejë komunizmin në Shqipëri!”, ishte pika kryesore e protestës paqësore para Shtëpisë së Bardhë.

 

Kjo ishte protesta e parë anti-Soros që mbahet para selisë presidenciale të Donald Trump, ndërsa do të pasohet me të tjera në SHBA dhe Europë.

Protesta e sotme mori spunto nga deklaratat e presidentit të republikës Ilir Meta, i cili në një konferencë për mediat nga presidenca, e akuzoi manjatin George Soros si njeriu që po synon ta kthejë Shqipërinë në koloni personale. 

Login to post comments