Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka po uzurpon Jalën si pronë private.
Kështu shprehet një oficer i Forcave të Armatosura, i cili ka zgjedhur ta bëjë publik denoncimin e tij në profilin e ish kryeministrit Sali Berisha në facebook.
“Denoncohet ndrikull Xhaçka, uzurpon Jalën si pronë private”, shkruan Berisha, ndërsa publikon më pas edhe mesazhin e oficerit dixhital.
“I nderuar Doktor Berisha
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka ua kalon per nga abuzimet edhe eterve te saj "bllokmen".Ajo ka uzurpuar pothuajse totalisht rezidencen e pushimit te ushtarakeve ne Jali.
Me nje plan te firmosur prej saj (hera e pare qe nje minister mbrojtje merret dhe me kete pune), ne kundershtim te hapur me praktiken ligjore jo vetem shqiptare, por pothuajse boterore, po ta studjosh, ka uzurpuar, me nje grusht civilesh arrogante te MM, rreth 50 % te kapaciteteve te rezidences se Jalit. Vetem per vete ajo ka marre ne dizpozicion rreth 30% te kapaciteteve. Po te vezhgoni gjate gjithe sezonit ne Jali, do te shikoni vetem civile, miq dhe te aferm te lidershipit civil te MM.
Ky veprim pervecse nje turp i madh, shkel hapur te drejtat e ushtarakut te sanksionuara ne Statusin e Ushtarakut dhe rregullore te posacme per kete qellim. Askush nuk e ngren zerin per kete padrejtesi, pasi kane frike se luajne me buken e femijeve, se kercenohen me "dizpozicionin e famshem" e me pas transferim apo largim. Gjeneralet medioker dhe servile nuk flasin se ua ka mbyllur gojen me nga "nje suite" te vene ne dizpozicion per ta dhe familjet e tyre, per gjithe sezonin, si sherbetore te vegjel qe jane, pa dinjitet dhe integritet kurse oficeret e tjere as qe mund te afrohen”.