Siç është paralajmëruar sonte në ora 20.00 do zhvillohet protesta-demonstratë e opozitës para zyrës së kryeministrit Rama.
Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, sonte. Kjo demonstratë vjen pasi kryeministri Rama zhvilloi votime të paligjshme dhe që nuk kishin dekret presidenti. Ishin votime monopartiake, ku edhe pse të vetëm, pa kandidatë rivalë, prapë nuk hoqën dorë nga vjedhja dhe manipulimi i votave duke shtuar numrin e votuesve.
Sipas sondazheve me 30 qershor kanë votuar diku te 10-12 % e votuesve kombëtare. Edhe ato në shumicë policë dhe administratë, të cilët dolën me detyrim.
Ditën e djeshme Kryetari i opozitës Lulzim Basha u ka drejtuar qytetarëve thirrjen për t’u bashkuar të hënën të gjithë bashkë në një protestë kombëtare me një motiv më shumë.
“Më 8 korrik në orën 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë si njerëz të lirë me dinjitet, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh kurajozë, të gjithë bashkë kundër diktaturës së krimit, në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, për familjet dhe fëmijët tuaj, për “#ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! Rama ik!”, shkroi Basha.