Rrjeti satirizon me video Gramoz Ruçin, Berisha e publikon pa koment: Flet vetë!

Hënë, 08 July 2019 12:00

Një video që satirizon Gramoz ruçin, Kryetarin e Kuvendit, është bërë publike sot edhe ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili ka ftuar ndjekësit e tij thjesht ta dëgjojnë, me këtë sqarim: "Flet vetë ...!"

Ngop: Votuat zoti Mimoz?

Ruçi: Që dje!

Ngop: Ua! Po zgjedhjet janë sot!

Ruçi: Po sot janë për juve, çupë, jo për mua!

Ngop: Po për çfarë keni ardhur sot përsëri këtu?!

Ruçi: Prapë së prapthi, sot erdha këtu, të votoja, për ca miqtë e mi!

Ngop: Ou!

Ruçi: ...që e kishin të pamundur të vinin të votonin, me thënë të drejtën. Por, erdha unë për ta.

Ngop: Po kjo nuk lejohet, zoti Mimoz!

Ruçi: Çupë, nuk lejohet për ju, jo për mua!

Ngop: Po pse nuk vijnë vetë?!

Ruçi: Po si të vijnë vetë, moj?! E kanë të pamundur, po të them.

Ngop: Po të çohen, mo, të vijnë!

Ruçi: Të çohet Enveri të vijë të votojë, thua ti?! Apo Mehmet Shehu?! Po ç’çohet dot!

Ngop: Ahaaa!

Login to post comments