Janë nisur pasditen e somte nga të gjitha qytetet e vendit protestues të cilët do të marrin pjesë në protestën e 10-të të thirrur nga opozita.
Nisja e qytetarëve është bërë nga qendrat e qyteteve përkatëse me autobusa.
Nga pamjet e siguruara nga gazetarët e terrenit duket se pjesëmarrja është e madhe duke pritur kështu sërish një tjetër protestë me përmasa të konsiderueshme në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.
Kujtojmë që sot pritet të zhvillohet protesta e 10 kombëtare e opozitës, e cila prej më shumë se 2 muajsh ka djegur mandatet duker refuzuar kështu forcërisht qëndrimin në të njëjtin Kuvend me kryeministrin Rama dhe Partinë Socialiste, e ndërkohë krijimin e një qeverie trazitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Protsta do të zhvillohet ditën e sotme rreth orës 20:00.
Nga dy krerët e partive kryesore opozitare, Basha dhe Kryemadhi, është bërë thirrje e vazhdueshme që të marrin pjesë në këtë protesët duke i ftuar të vijën aty së bashku me familjen apo dhe fëmijët e vegjël. Kjo gjë të bën të mendosh se protesta do të jetë e qetë dhe nuk do të ketë dhunë.
Ndërkaq, sipas selisë blu janë nisur drejtë Tiranës:
Kukësi 4600 protestues
Shkodra rreth 10 000 protestues
Dibra 5 500 protestues
Lezha 7800 protestues
Vlora 5800 protestues
Fier rreth 6 500 protestues
Gjirokastra 2800 protestues
Berati rreth 3000 qytetarë.
Durrësi rreth 10 000 protestues,
Elbasani 8 600 protestues
Korça afro 5 600 protestues