Në nisje të fjalës së tij para dhjetëra mijëra protestuesve, kreu i PD Lulzim Basha u shpreh se, 30 qershori ishte një referendum popullor kundër së keqes.
Sipas tij, 30 qershori është monument i lirisë dhe qytetarisë së shqiptarëve.
“Refuzuan të keqen, izoluan krimin, ndëshkuan korrupsionin. 30 qershori ishte referendum kundër të keqes. 30 qershori është një monument i lirisë, i evropianizimit dhe qytetarisë së shqiptarëve.
30 qershori hyri në histori si dita kombëtare e kurajës, kur shqiptarët treguan se ata kanë forcën të ndalen nga e keqja. 30 qershori ishte dita e popullit, që tregoi se është kundër regjimit kriminal të Edi Ramës”, tha Basha në fjalën e tij.