Kryemadhi: Ky reagim ka qenë vetëm kur shqiptarët u ndanë nga komunizmi

Hënë, 08 July 2019 22:31

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi gjatë marshimit të saj nga selia e LSI drejt sheshit përpara kryeministrisë se protesta e sotme do të jetë paqësore sic kanë qenë protestat e tjera. Ajo tha se shumica e shqiptarëve e kanë refuzuar Edi Ramën dhe kërkojnë ti japin fund tranzicionit 25 vjecar. Ndër të tjera Kryemadhi shtoi se data e zgjedhjeve vendore është 13 tetori dhe se në 30 qershor Partia Socialiste bëri votimet e saj.

“Kemi një largim në masë të të rinjve dhe të rejave. Shumica e shqiptarëve janë për ti dhënë fund njëhërë e mirë tranzicionit që ka 25 vjet. Ky reagim popullor kaq i madh ka qenë vetëm në vitet 90 kur shqiptarët u ndan nga sistemi komunist. Nuk është problemi tek 101 deputetët por te ajo çfarë duan shqiptarët. Qytetarët që protestojnë duan taksa të ulta dhe më shumë të ardhura. Me këtë qeveri nuk kanë për tu hapur kurrë negociatat me Bashkimin Europian. Gjykata e Strasburgut po hedh poshtë vendimet e reformës në drejtësi. Për Ilir Metën pyesni Ilir Metën mos më pyesni mua për ilir metën. Protestat kanë qenë paqësore dhe do të jetë paqësore. Sot shqiptarët nuk janë në shesh për karriget. Zgjedhjet janë më 13 tetor. Në 30 qershor Partia Socialiste bëri zgjedhjet e saj. Nëse ka kundërshtim të shkojë ta ankimojë në Gjykatën Kushtetuese.” tha Kryemadhi.

Login to post comments