Protesta madhështore, Manjani: Po të kishte Rama aq njerëz, i shpallte luftë Ballkanit dhe Trump-it

Tuesday, 09 July 2019 08:47

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi në facebook, thotë se nëse kryeministri Edi Rama do të kishte aq njerëz sa ishin mbrëmjen e së hënës në protestën e 10-të kombëtare të opozitës, do ti kishte shpallur luftë Ballkanit dhe Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. ”Protesta e 10-të edhe me e madhe se të tjerët. Udhëheqësi gjen ngushëllim te thëniet luftarake kineze. Fiks si zysha e ushtarakes ose instruktori i zborit, të cilët jetonin me një luftë virtuale dhe tregonin histori me fitore e humbje, por pa asnjë betejë reale”,-shkruan Manjani.

Postimi i plotë

Protesta e 10-të edhe me e madhe se të tjerët. Udhëheqësi gjen ngushëllim te thëniet luftarake kineze.

Fiks si zysha e ushtarakes ose instruktori i zborit, të cilët jetonin me një luftë virtuale dhe tregonin histori me fitore e humbje, por pa asnjë betejë reale.

E imagjinoj se si nuk do përmbahej nëse aq njerëz sa ç’ishin mbrëmë në shesh, të dilnin për të. Do i kishte shpallur luftë Ballkanit dhe do kishte rrethuar ambasadën amerikane me ultimatumin shkarkoni Trump.

Shih kur të fillojë anti mitingjet e tij tani. Sdo i bëjë me karrike, por me zhezllongje që të ketë efekt viziv madhështie…

Ndërkohë, ky është Kryemimistër. Asnjë fjalë të vetme nuk flet më për qeverinë dhe për punën ku merr rrogën.

Login to post comments