Të pamposhtur prej më shumë se 8 muajsh dhe çdo ditë e më shumë bëhen edhe më të fortë, edhe më shumë në radhët e tyre.
Këta janë heronjtë e demokracisë shqiptare. Ata që me qëndresën e tyre kanë dhënë shembullin se si shqiptarët duhet të sillen me çdo tiran dhe shkelës të të drejtave të tyre. Ata janë protestuesit e Unazës së Re, mbrojtësit e shtëpive të tyre, mbrojtësit e familjeve të tyre, mbrojtësit e dinjitetit të tyre.
Në këtë fotogaleri që ne po publikojmë janë banorët e Unazës së Re, të cilët kanë marshuar dje në mënyrë epike drejt protestës madhështore të opozitës, e organizuar para Kryeministrisë, për të kërkuar largimin Edi Ramën.
Ajo që ka ndodhur këto 8 muaj tek Unaza e Re do të mbahet mend prej gjeneratash. Banorët atje do të mbeten në memorie si qendrestarë që hynë në historinë e demokracisë shqiptare.