Kryemadhi: Nuk ulemi në tavolinë, pa u dënuar autorët e dosjeve 184 dhe 339

Tuesday, 09 July 2019 11:36

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në një prononcim për emisionin “Opinion” në Tv Klan, deklaroi se nuk mund të ketë negociata me qeverinë, pa u dënuar zyrtarët e implikuar në dosjet e vjedhjes së votave.

“Kur 2 palë të ulen në një tavolinë duhet t’i ofrojnë diçka njëra tjetrës. Ne kemi kërkuar që shkaktarët e dosjeve numër 339 dhe 184 të dalin para drejtësisë. Si mund të ulesh me hajdutin që të ka vjedhur dhe ti thuash faleminderit që nuk mi vodhe të gjitha, por më le një palë të brendshme për të veshur se ma more të gjithë shtëpinë. Kjo është e gjithë historia të ulesh sot me Edi Ramën në tavolinë pa nxjerrë para drejtësisë ata që kanë futur duart ke 184 dhe 339, është absurde. Mos themi pastaj dhe dosje të tjera që janë pafund”,– deklaroi Monika Kryemadhi.

Modifikuar më Tuesday, 09 July 2019 12:05
Login to post comments