Pas replikës së ambasadorit të Austrisë në Tiranë me kryetaren e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi të cilës i kujtoi se jemi në vitin 2019 dhe jo në 1913, në debat është përfshirë edhe nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili.
Nëpërmjet një postimi në faqen e tij Facebook, Vasili ka hedhur siluruar ambasadorin Johann Sattler dhe një pjesë të ndërkombëtarëve në Tiranë duke akuzuar se disa prej tyre kanë bërë vetëm pushime në Shqipëri dhe nuk kanë vëzhguar realitetit. Sipas eksponentit të lartë të LSI, një ndër arsyet se përse Shqipëria jeton akoma me një kryeministër të 1913-ës, është edhe kjo, ndërsa shton se, mos e dhëntë zoti, që pushimet e tyre të kenë qenë të sponsorizuara nga vetë kreu i qeverisë, që sipas tij bën votime moniste në “demokraci”.
“Shqiperia jeton akoma (edhe per shume pak kohe) nen nje kryeminister te 1913, edhe sepse disa ambasadore kane bere vetem e vetem pushime ne Shqiperi, mos e dhente zoti te sponsorizuar nga vete kryeministri qe ben votime moniste, qe s’gjenden më as ne Afriken e zeze. Keto votime per faqe te zeze, ku kryeministri vjedh edhe veten e behet gazi i botes disa….nuk i shohin. Dhe pastaj na thone didaskalirat e integrimit europian…Integrim europian me monizem ua ua ua.”, shkruan Vasili.
© SYRI.net