Nga Andi Bejtja –
Biseda e Kryeministrit Zaev me dy humoriste rusë që imitonin Presidentin e Ukrainës duke folur me të, mund të ketë shkaktuar të qeshura në Rusi apo Ukrainë, po jo në Tiranë apo Prishtine. Berlin apo Bruksel…
Kisha kaq kohe që dëgjoja Baton Haxhiun nëpër tavolina të thoshte se amerikanët na e paskërkan mendjen top për shkëmbimin e territoreve Kosove-Serbi: e kisha pyetur dhe publikisht në Opinion “e kujt ishte kjo ide” po kishte llocur…
Dhe na e tha Zaev sot, dhe Vuçiç muaj më parë: që është ide ruse, serbo-ruse, sot mësuam ka dhe pak gisht vllai ynë Erdogan….
Synojne destabilitetin e rajonit thotë me gojën plot Zaev që ndryshe nga shume lider ballkanik njihet për sinqeritetin dhe modestine.
Ç’të thotë më, i ka thënë të gjitha…na i ndau para syve si në Shqipëri ashtu edhe Kosovë grurin nga krundet…qënkeni budallenj nëqoftëse nuk e keni të qartë….
Ndaj kush e do këtë vend me vrap ne zgjedhje më 13 tetor!