Euronews, rrjeti më i madh televiziv në Europë, i ka i kushtuar një kronikë të zgjeruar protestës së mbrëmshme të mbajtur nga Opozita përballë zyrave të Ramës në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’
Ky material video është publikuar edhe nga ish-kryeministri Berisha që shkruan: ‘Euronews, rrjeti më i madh televiziv në Europë për cunamin madhështor të 8 Korrikut në Tiranë! Rama Ik! Fitore! Sb’
Raportimi i Euronews
Mbështetësit e Opozitës shqiptare u kthyen në rrugë...
Ata u bashkuan të hënën në mbrëmje në Tiranë për të kërkuar largimin e qeverisë Rama, që e akuzojnë si të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.
Një manifestim i thirrur nga forca kryesore në opozitë, Partia Demokratike e qendrës së djathtë që ka bojkotuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit, që u fituan nga socialistët në pushtet.
“Zgjedhjet e 30 qershorit ishin një referendum kundër së keqes. Rama largohu. Rama ik’, thirri Lulzim Basha lideri i Partisë Demokratike.
Presidenti shqiptar Ilir Meta, në konflikt më kryeministrin, ka kërkuar anulimin e rezultateve të zgjedhjeve dhe ka kërkuar të shtyhen.
Për kundërpeshë, Parlamenti votoi ngritjen e një komisioni të hetimit për të tentuar shkarkimin e Presidentit.
Në qendër të kësaj krize politike, Edi Rama e akuzon opozitën se po kërkon të vendosë në diskutim Reformën në Drejtësi që do ti japë fund korrupsionit.
Kryeministri po shtyn deri sa Bashkimi Evropian të afrojë negociata me vendin e tij dhe shpreson në një përgjigje pozitive në këtë vjeshtë."