Nga Tritan Shehu
Ka ardhur momenti te skjarohet qartesisht e verteta mbi kete “mekanizem” shume te rrezikshem.
Aktore nga Tirana, Prishtina e Beogradi si dhe inspiruesit e mbeshtetesit e nje projekti te tille duhet te prononcohen apo te qartesohen.
Fatkeqesisht ky skenar eshte akoma aktiv edhe mbas goditjes qe mori ne Berlin.
Si i tille ai merr trajta te ndryshme, disa here edhe ne formen e inisiativave te “sheqerosura” e “nacionaliste” nga shqipfoles, por gjithmone ne funksion te rigjallerimit te idese se shkembimit te territoreve ne Ballkanin Perendimor, e lidhur kjo me endren e Serbise se Madhe, si dhe me tentativat e disa faktoreve te tjere, qe duan ta mbajne kete Rajon ne amulli per te shtuar influencen e tyre, apo per te realizuar skema te ngjashme diku gjetke.
Ka ardhur momenti te flitet qarte e direkt, pikerisht per te bllokuar te tilla aventura.
E ardhmja e vendeve tona eshte vetem BE; rruges per aty cvleresohen gradualisht kufijte, per te jetuar neser ne Familjen tone te perbashket.