Nga Ylli Manjani.
Miliona euro PPP e koncensione pa garë, pa leverdisshmëri ekonomike dhe abuzive.
Miliona euro të tenderuara keq, pa ligj e pa garë, disa prej tyre sekret. Shërbime e punë publike të blera shtrenjtë e shumë shtrenjtë.
Miliona të tjera euro reparacione nga gjykatat e arbitrazhet ndërkombëtare si rezultat e vendimeve abuzive të qeverisë. Shpesh të urdhëruara me telefon.
Miliona euro dëme nga gjykatat shqiptare për largimet e paligjshme nga puna.
Vendimmarrje kryekëput abuzive ndaj pronës publike dhe private.
Pa lënë mënjanë kanabizimin, trafikun e drogave dhe blerjen masive të votave. Ngjarje të jetuara dhe të faktuara tashmë. Dhe ai që qeveris këtë skemë kryekëput abuzive nuk ka frikë nga SPAK-u. Ndërkohë, të gjithë të tjerët duhet të kenë!!! Tani, o s'bën SPAK-u, o s'shkon llogjika!