Kryeministri i Kosovës Ramush haradinaj i është drejtuar befas me një thirrje, popullit të Kosovës:
"Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Jemi bashkë dhe jemi të fortë! Askush nuk do të na ndajë. Sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës, do ta mbrojmë me çdo çmim."
Deklarata është bërë para pak minutash në Fb dhe ka ardhur pasi autoritetet e Kosovës i kanë ndaluar hyrjen, ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin. Lajmin e konfirmoi për REL, Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm të Kosovës.