Shehi: Opozita e bashkuar deri sa të largojmë Ramën, Basha më i pranueshmi si lider

E mërkurë, 10 July 2019 15:36

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi deklaroi se për aq kohë sa në pushtet të jetë Edi Rama, opozita do të vazhdojë që të jetë e bashkuar. Ndërkohë që pas ikjes së kryeministrit edhe për opozitën do të ketë ndryshime të mëdha, pasi synimi është të largohen figurat e konsumuara si edhe të korruptuarit.

“Opozita për sa kohë që të jetë Rama, do jetë e bashkuar edhe me negativët e tij. Ditën që do rrëzojmë Ramën, që do hapet fusha e lojës, gjykoj që opozita e ka për detyrim që të reflektojë brenda vetes, se si mund të përmirësohet sistemi, sesi duhet të largohen njerëz që janë konsumuar edhe një frontin opozitar. Kur është Rama në pushtet, do mbyllim “sytë”. Nuk na intereson që Rama drejton socialistët, le t’i mbysë në dru, t’i bëjë legena më shumë nga sa i ka bërë, por s’e duam kur drejton Shqipërinë”, tha Shehi në “Report Tv”.

I pyetur nëse duhet të jetë Basha ai që drejton aksionin opozitar dhe mes të tjerave edhe PD-në, Shehi u përgjigj:

“ Basha mund t’i ketë të gjitha defektet e veta, por unë e shikoj brenda harkut opozitar si më të mirin e pranueshëm. Më i miri se s’ka të tjerë PD-ja? Po sigurisht…”.

Login to post comments