Çollaku: Pa rrëzimin e Ramës në Tiranë, nuk rrëzohet ‘rreziku i ndarjes së Kosovës’

E mërkurë, 10 July 2019 19:28

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Çollaku, i nxitur nga përgjimet e publikuara një ditë më parë të Kryeministrit maqedonas Zoran Zaev, shprehet se kryeministri Edi Rama u mbështet me një qëllim të caktuar, për të ndarë Kosovën.

Në një postim të tijin në rrjetet sociale, anëtari i Kryesisë së PD-së shprehet se pa rrëzimin e Ramës në Tiranë, nuk rrëzohet “rreziku i ndarjes së Kosovës”.

Ja çfarë shkruan Çollaku:

“Mbështetën Ramën, për të ndarë Kosovën.

Se çfarë po ndodh në Ballkan e me shqiptarët…,kupton më shumë nga telefonata e Zaevit me disa komedianë rusë se sa nga gjithë deklaratat e ambasadorëve dhe euroburokratëve që  shkojnë vijne e rrinë në Tiranë.

Telefonata e Zavit është shpjegues i mirë për qëndrimet e “çuditshme” të shumë diplomatëve në Tiranë, në krah të qeverisë Rama.

Thënë troç, pa rrëzimin e Ramës në Tiranë…nuk rrëzohet “rreziku i Ndarjes së Kosovës”!!!”

Login to post comments