Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia I cili deri më sot ndodhej në masën e arrest shtëpie, ka dalë sot para tupës gjykuese bashkë me avokatët e tij, Ivi Kaso dhe Ledio Nuraj.
Në përfundim të procesit gjyqësor, ndaj Spahisë është ndryshuar masa nga “Arrest shtëpie” në “Detyrim paraqitje”.
Spahia akuzohet për veprat penale “Kundërshtim i forcave policisë dhe “mosbindje ndaj forcave të policisë”, “shkatërrim i pronës me zjarr” në incidentin e ndodhur disa diortë para zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit në KZAZ-në nr 3 pranë shkollës Shejnaze Juka në Shkodër.