Ish deputeti i PD, Bardh Spahia, ka treguar momentet kur u arrestua nga policia.
I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’, ish deputeti theksoi se gjatë tre ditëve në qeli ishte në një izolim të plotë. Ai u shpreh se arrestimi i tij ishte krejtësisht politik dhe me urdhër nga Kryeministri.
‘Jam kthyer në Tiranë nga ora 5:00 e mëngjesit, dhe nga ora 8:00 gazetarët shkodran më merrnin në telefon për të më pyetur nëse ishte e vërtetë që jam në kërkim.
Mu duk absurde sepse deri në orën 4:00 isha në Shkodër, nën shoqërinë edhe të policëve të ndryshëm.
Nga këto telefonata shkova në këmbë gjatë ditës dy herë në selinë e PD.
Ajo pjesa e ndalimit ishte publike, që në momentin kur u bë live në lidhje direkte me kreun e grupit parlametar të Partisë Socialiste, atëherë mendova që ishte fakt i kryer me porosi të Kryeministrit, sepe Kryeministri gjatë ditës kishte thënë që po i fshihesha policisë.
Gjatë arrestimit policët merrnin urdhra nga shefat e tyre në telefon dhe nga njësitë operacionale që ishin me maska pas tyre.
Për mua ishte absurde qëndrimi në qeli, edhe pse psikologjikisht jam i përgatitur sepse nuk ka gjykata më të lartë se sa ndërgjegjia ime.
Sigurisht kuptova tek ato policë të thjeshtë situatën e vështirë që edhe ata ndodheshin.
Kisha një izolim të plotë për hir të së vërtetës, nuk kisha asnjë lloj komunikimi, as unë e as policët. Atë natë kanë ardhur edhe përfaqësuesit e Avokatit të Popullit, deri në një moment kur më sollën disa libra nga familjarët e mi, isha krejtësisht i izoluar.
Shiko përjetimi edhe i atyre tre ditëve në të cilën gjeta mbështetja tek librat, u fokusova tek diplomatët si Henry Kissinger, e njëjta gjë edhe në shtëpi, përmes leximit por edhe kontakti me njerëzit që vinin më vizitonin.
Kam kontaktu me Z.Basha, më ka shprehur mbështetjen maksimale, ky ishte një sulm politik i organizuar shumë mirë nga kundërshtarët tanë politik’, tha ish deputeti Bardh Spahia.