Të hënën protesta, shqiptarët ngrihen kundër çmimit të naftës

Saturday, 13 July 2019 21:16

Java e ardhshme pritet të rikthejë protestat në Shqipëri.

Pas pr/ligjit të qeverisë për rritur me 20 lekë litrin e karburantit, pavarësisht se Shqipëria ka aktualisht çmimet më të larta në rajon dhe Europë, në rrjetet sociale po bëhen thirrje që ditën e hënë qytetarët, kryesisht përdoruesit e automjeteve, të protestojnë kundër kësaj nisme të qeverisë.
“Ditë e hënë, datë 15 korrik, të gjithë drejtuesit e automjeteve të fikin automjetet e tyre në rrugë, rrethrrotullime dhe kryqëzime prej orës 12:00-15:00 në shenjë proteste për uljen e çmimit të naftës, minimumi në 150 lekë të reja për litër”, lexohet në posterin e publikuar në rrjetet sociale.

Modifikuar më Saturday, 13 July 2019 21:19
Login to post comments