“Hera e dytë që ky Lider vetë-dorëhiqet për të mos baltosur emrin e Kosovës!!! Dy herë i thirtur në Hagë si Kryeminister i Kosovës, dy herë që shkon si qytetar!”.
Kështu shprehet ish deputeti i PD, Gerti Bogdani pas vendimit të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për tu dorëhequr pas thirrjes që i ka bërë Gjykata Speciale.
Sipas Bogdanit, kjo është një lojë e pistë nga ata që nuk e duan Kosovën dhe kombin shqiptar të fortë.
“Lojë e pisët jo sepse vjen nga Beogradi dhe ata që nuk duan Kosoven e fortë dhe kombin shqipetar të fortë, por sepse për aktorë kryesorë ka dy a tre 'Hamza' nga Shqipëria e Kosova”, shprehet ish deputeti demokrat.
Reagimi i plotë i Gerti Bogdanit:
Hera e dyte qe ky Lider vete-dorehiqet per te mos baltosur emrin e Kosoves!!! Dy here i thirtur ne Hage si Kryeminister i Kosoves, dy here qe shkon si qytetar!!!
Kete here vetem e vetem sepse kundershtoi me vendosmeri ndarjen e Kosoves dhe kembimin e territoreve!!! Loje e piset ne kurriz te shqipetareve dhe gjakut qe eshte derdhur per pavaresine e Kosoves!!!
Loje e piset jo sepse vjen nga Beogradi dhe ata qe nuk duan Kosoven e forte dhe kombin shqipetar te forte, por sepse per aktore kryesore ka dy a tre 'Hamza' nga Shqiperia e Kosova!!!
Turp per ata qe duan ta shesin sot Kosoven per nje luge corbe te prishur qe kane ngrene apo per dy grusht groshe qe i kane premtuar!!! Historia do i mbaj mend vetem per kete tentative pazari te shumtuar dhe do i mbaje mend si 'Hamza' te koheve moderne!!!
Por nje gje kane llogaritur gabim. Kosoven nuk e mbron vetem Ramush Haradinaj, ate e mbron cdokush qe i thote vetes shqipetar!!! E nese nje bie, me mijera ngrihen!!! Kete vendim nuk mund ta marrin dy tre vete, politikane te shitur e biznesmene te analizave, ky eshte nje vendim qe i takon te gjithe popullit te Kosoves, e te gjithe shqipetareve!!!
Ndaj sot, lotet nuk jane lote dobesie apo lakmie, por lote force dhe dashurie!!! #RespektRamushHaradinaj #BurreShteti #KosovaeShqipetareve