Ish-deputeti demokrat, Bardha Spahia, në një shënim në profilin e tij në facebook, lidhur mbi dorëheqjen e kryeministrit kosovar Haradinaj shkruan se “çuditërisht lëvizja vjen kur ai është qëndrestari i vetëm i vënies së "kufirit tek thana" diplomacisë serbe për t'i mbyllur çdo rruge Kosovës.”
‘Ramush Haradinaj per te treten here ne Hage. Cuditerisht levizja vjen kur ai eshte qendrestari i vetem i venies se "kufirit tek thana" diplomacise serbe per t'i mbyllur cdo rruge Kosoves. Ramushi vertetohet edhe njehere njeri i lire e burre shteti duke dhene doreheqjen. Si qytetar e ish komandant trim i UCK do ia dale edhe ketij makinacioni te rradhes ndaj tij dhe krejt shqiptarise. Nje udheheqes dinjitoz qe ben krenar popullin e vet e cdo shqiptar. #MeRamushin’, shkruan Spahia.