Vijon të komentohet shumë edhe në Shqipëri akti i dorëheqjes së Ramush Haradinajt pas thirrjes nga Gjykata e Hagës.
Përveç medias dhe politikës që 24 orët e fundit, kreun e AAK e ka patur kryefjalë, edhe në rrjetet sociale ka shumë postime dhe reagime lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë.
Një prej tyre është edhe Genc Sejko, i mirënjohur si “mjeshtri i memeve”, i cili sërish bën krahasimin mes Haradinajt dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.
Sipas tij, pafajsia e Haradinajt e bën atë ta japë dorëheqjen shumë lehtë, ndryshe nga çfarë ndodh me Ramën në Shqipëri.
“Ramushi e jep dorëheqjen se e di që është i pafajshëm. Ndërsa ky i yni...”, shkruan Sejko në një postim të tijin në rrjetet sociale.