Vizita e kryeministrit Edi Rama në Turqi dhe takimi me kryeministrin turk Erdogan, ka marrë vëmendjen e mediave greke, që e cilësojnë si një provokim sjelljen e shefit të qeverisë shqiptare.
Një prej mediave që ka këtë qasje është gazeta greke “Tribune”. Teksa raporton mbi vizitën e Ramës në Turqi në një artikull të publikuar këtë të shtunë në versionin online, “Tribune” vë në dukje se, takimi mes dy liderëve ishte “privat”.
Ishte kreu i qeverisë shqiptare, i cili përmes një postimi në Instagram dy ditë më parë, postonte një foto ulur në një tavolinë me Presidentin turk dhe shkruante: “Në mikpritjen e Presidentit Erdogan në rezidencën e tij verore në Marmaris”.
“Vizita u kritikua nga analisti i mirënjohur amerikan, Alon Ben Meir, i cili vuri në dukje se Edi Rama është i vetmi politikan evropian që ‘qëndron në krahët e liderit turk’”, shkruan “Tribune”. Për Alon Ben Meir, Erdogan është një “diktator”.
Gazeta greke kujton se është Greqia e cila monitoron hapësirën ajrore të Republikës së Shqipërisë. Në fund, raporton se takimi me Erdogan ishte një lëvizje provokative nga Rama që vjen, në një kohë kur raportimet në mediat ndërkëmbime flasin për një furnizim të Turqisë nga Rusia me S-400, sistemin mbrojtës ajror rus.