Nga Tritan Shehu
Mos kerkoni ta çlironi edhe sado pak ate nga krimet e perbindeshme.
Lexoj komente apo interpretime sikur ne Bllok bllokmenet i “hanin koken” njeri - tjetrit, luftonin me njeri - tjetrin, dikush i krahason me “pulat e urritura” ne lufte midis tyre, dikush me beteja “epike” te egra njeri me tjetrin, etj!!
Une, qe nuk kam qene as per nje minute te vetme ne ate Bllok apo strukturat e tij, mund t'u them se autoret keshtu po tentojne te ulin peshen e krimeve monstruoze qe rendojne mbi Diktatorin.
Blloku ekzistonte vetem rreth Diktatorit, ai e kishte ndertuar ate mekanizem kriminal, i perkiste vetem atij e ishte vetem ne sherbim te tij e te familjes se tij.
Te tjeret ishin thjesht instrumenta apo figurante, qe edhe vendimin per te jetuar apo jo per ata e merrte vetem Paranojaku, ne baze te maktheve qe ai kalonte.
Asgje tjeter, Blloku nuk ekzistonte jashte tij, ishte prone e tij, te gjithe aty ishin “prone” e atij.
Dhe ata te gjithe, si “gomere te tredhur”, vetem prisnin radhen duke u lutur qe me pare “vendimit” per ta, te soste “kandili” i Paranojakut, por nderkaq i sherbenin me devotshmeri e ”patos” atij, ne shtimin e pirgjeve te kufomave.
Dhe kjo reflektohej me tej mbi nje popull te tere, mbi gjthecka tragjike ndodhi ne vendin tone.