Zoti Ibrahimi, dosja me e nxehtë është "Rama"

Diel, 21 July 2019 19:34

I gjithë opinioni sot i medias ishte marrë me një intervistë të kryetarit të KLP Genti Ibrahimi dhënë DW. “Skupi” mediatik ishin SPAK-u dhe Adriatik Llalla. Hipokrizia e intervistës së tij  i kapërcente limitet dhe të mjegullës që rrethon reformën në drejtësi e cila në Shqipëri po katandiset në një luftë klasash të kohëve moderne.
Së pari në bazë të marrëveshjeve të forcave politike dhe ndryshimeve Kushtetuese që çuan në miratimin me 140 vota në 21 korrik të vitit 2016, Genti Ibrahimi është vet i paligjshëm në krye të atij institucioni (KLP).  Njerëzit që merrnin pjesë në hartimin e këtyre ndryshimeve nuk duhej të emëroheshin në krye të institucioneve të reformës, sepse kjo ishte konflikt interesi i pastër, por Genti Ibrahimi duhej si të gjithë Ibrahimët e tjerë të Ramës për të hedhur në erë Reformën, Gjykatën Kushtetuese dhe institucionet e tjera.
Genti Ibrahimi dhe ibrahimët e  tjerë Ramës i duheshin për ta kthyer reformën në luftë klasash, por lajmi sot nën emrin e Adriatik Llallës nuk ishte SPAK-u, ishte kërcënimi.
Të gjithë pjellat e Sorosit në Shqipëri me gjuhë dhe fjalorë të ndryshëm shkojnë tek shprehja: ”Nuk keni parë gjë akoma”. Ibrahimi kërcënon kot me SPAK-un e Ramës dhe prokurorë që i shantazhon Rilindja. Dosja më e nxehtë në Shqipëri është dosja “Rama”. Do të vijë një kohë kur ibrahimët, me apo çallmën e Sorosit do të kuptojnë që ka shërbime sekrete serioze të cilat furnizojnë kancelari dhe shtetarë seriozë. Do të vij një ditë në të cilën eksperimenti radikal i Soros me Shqipërinë dhe shqiptarët do të marrë fund dhe na takon ne nëse ndihemi sadopak qytetarë europianë të mos trajtohemi si kavie.
Dosja me e nxehtë në Shqipëri është dosja “Rama”. Marrëdhëniet e hershme me segmente të caktuara të errëta në Shqipëri që me ardhjen si kryetar bashkie dhe kulmimi i kësaj karriere në këto 6 vite kryeministër nga droga tek PPP do të jetë objekte investigimi serioz dhe kur gjyqi i Saimir Tahirit të bëhet serioz.

    

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...