Ish kryeministri Berisha ka bërë publik një denoncim mbërritur në adresë të tij nga një qytetar.
Në tekstin e masazhit tregohet për lidhjet e drejtuesit të lartë të Rilindjes Taulant Balla me persona të dyshimtë në qytetin e Elabasnit si dhe për zhvillime të tjera pas zbulimit të një arsenali armësh në këtë qytet.
Ja postimi i plotë i ish kryeministrit Berisha:
Lidhje të reja të Taulant Bego/Yaris me krimin në Elbasan!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Sb
Pershendetje Doktor!
Lidhje të tjera të Balles me krimin në Elbasan.
Para ca ditesh u kap një arsenal armësh në një karburant në rrugen Peqin-Elbasan. Karburanti është në pronësi të Liçes (Ilir) mikut te ngushte të Taut.
Aty afër sapo është ba nji vrasje e dy çunave nga Broshka.
Para dy mujesh po ky person bani një aksident me makine ku personi ngjitur me të vdiq ndërsa ketij as patenten si hoqën se e ndihmoi Taulanti.
I ktheu borxhin e aksidentit që vet Tau bani në El dhe Liçja nxorri njeriun e vet me inisiative si autor të aksidentit.
Atëherë Balla gjoja e ndihmoi. Çfarë turpi!??
Ju e denoncuat atëherë dhe ishit të saktë. Autor ishte Balla.
Liçja është tani ca ditë në kerkim por do ja mbylli Taulanti, mgjs nga burime të sigurta është provuar që armet janë përdor në disa atentate të tmerrshme në Elbasan.
Armet nxjerrin lidhjet e Liçes Taut dhe bandave ketu.
Dhe nuk maron me kaq.
Tek hoteli Liçes tek karburant Krasniqi në metalurgji fle pa pagesë shefi i komisariatit të El. Një Armando qe rrifte protestuesit në Elbasan.
Ky perdor benzin përsonal të Liçes. Armandon e ka emru Taulanti.
Për gjumin Armandi merr dhe dieta nga shteti pavarsisht se spagun asnji lek.
Në të njëjtin hotel me Armandi flejnë dhe badigardët e Qazos që e ruajnë.
Lidhjet janë kacurrel.
Pra dirigjenti është nji. Quhet Taulant Balla