Ministri e Kulturës ka dhënë urdhër për zbrazjen e Teatrit Kombëtar, me qëllim për ta shembur, ndërsa aktorët janë më të bashkuar se kurrë.
Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha.
Me një reagim në Facebook, Basha është shprehur se ky është projekt që Edi Rama të zhvasë miliona euro.
‘Dua t’i them troç çdo arkitekti të huaj e vendas, çdo funksionari, çdo drejtuesi nga më i parëndësishmi tek Edi Rama se do të përgjigjen para drejtësisë për këtë korrupsion masiv dhe krimin që po i bëjnë pasurive dhe parave publike’, shkruan Basha.
Reagimi i kreut të opozitës, Lulzim Basha:
Projekti i teatrit kombëtar është projekt kriminal grabitqar.
Ai ka vetëm një qëllim: grabitjen nga Rama të dhjetëra milionave euro.
Njësoj si projekti i stadiumit, ku Edi Rama është pronari i vërtetë i gjysmës tij. Njësoj si projekti i unazës ku Edi Rama do vjedhë miliona euro.
Një hajdut psikik që nuk ngopet pa vjedhur të gjithë Shqipërinë.
Dua t’i them troç çdo arkitekti të huaj e vendas, çdo funksionari, çdo drejtuesi nga më i parëndësishmi tek Edi Rama se do të përgjigjen para drejtësisë për këtë korrupsion masiv dhe krimin që po i bëjnë pasurive dhe parave publike.
Atyre që mendojnë se do të ndërtojnë, dua t’ju them se ndërtimi do të jetë burgu i tyre. Dua t’u them qartë: gropa që mendojnë se do të hapin në truallin e teatrit do të jetë gropa e tyre.