Që Bashkia e Tiranës është lavatrice e pastrimit të parave, këtë jo vetëm kanë artikuluar personalitete me zë në Tiranë dhe jo vetëm por dhe fakti po e tregon këtë gjë. Dita-Ditës në kryeqytet ku qytetarëve iu mungojnë parqet, po shtohet betoni. Jo vetëm të shtohen hapësirat e gjelbërta aty ku nuk ka, por po dhunohen dhe aty ku gjenden dhe madje janë zonë e mbrojtur siç është rasti i kopshtit Botanik që kishte mbijetuar për faktin sepse ishte në vartësi të FSHN
Mirëpo Qeveria ka vendosur, në mbledhjen e të mërkurës, të transferojë pronësinë dhe administrimin e Kopshtit Botanik të Tiranës nga qeveria dhe Universiteti i Tiranës tek Bashkia Tiranë. Vendimi i jep të drejtën bashkisë ta përdorë kopshtin “për ushtrimin e funksioneve të veta”, pa qartësuar këto “qëllime”, duke i lënë hapësirë bashkisë për çdo gjë. Deri tani, Kopshti ka qenë pronë shtetërore nën administrimin e Universitetit të Tiranës, ndërsa tani ai do të jetë pronë lokale bashkiake. Si pronë shtetërore, kopshti nuk mund të tjetërsohej veçse me procedurë të hapur konkurimi dhe me vendime qeverie e ligje Kuvendi. Tani, si pjesë e Bashkisë Tiranë, ai mund të tjetërsohet me një vendim të thjeshtë të Këshillit Bashkiak Tiranë. Duhet patur parasysh se, pas zgjedhjeve të 30 qershorit, këshilli përbëhet i gjithi nga përfaqësues socialistë—të gjithë njerëz të bindur të kryebashkiakut Veliaj dhe kryeministrit Rama.
Erion Veliaj, i akuzuar si vrasesi i Ardit Gjoklajt merr kopshtin botanik për mafian e ndërtimit. Dekanati i Fakultetit të Shkencave Natyrore, në mbledhjen e tij të jashtëzakonshme të datës 22.07.2019 mori në shqyrtim me shumë seriozitet e shqetësim VKM e fundit të Këshillit të Ministrave nr 510, datë 17.07.2019 “Për kalimin në pronësi, të Bashkisë Tiranë, të disa pasurive të paluajtshme në zonën kadastrale 3292 (Kopshti Botanik)…”.
Dekanati shprehet unanimisht kundër këtij vendimi arbtitrar dhe në kundërshtim flagrant me VKM–në e datës 15.03.1965 për krijimin e Kopështit Botanik, i vetmi institucion kërkimor-mësimor në vend në fushën e florës, unikal në llojin e tij në vend dhe si i tillë i shpallur në vitin 1995 si institucion i rëndësisë së veçantë.
Vendimi për kalimin në pronësi dhe administrim të Bashkisë jo vetëm cënon rëndë autonominë dhe lirinë akademike, duke rënë ndesh me Ligjin e Arsimit të Lartë, por dhe do të bënte të pamundur funksionin e këtij institucioni, produkt i punës së përkushtuar më se 60 vjeçare të brezave të pedagogëve e studentëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
Paralajmërimi i 55news me 26 prill
Në këto 6 vite të qeverisjes së Kokainës me bandën “Rilindje”, nuk ka absolutisht asnjë punë publike asnjë investitor të huaj, asnjë rritje pagash apo pensionesh, simboli i shëndetësisë ishte ai koteci në Gramsh dhe ndërkohë ka vetëm kokainë, vjedhje, vrasje, sërisht kokainë, vrasje vjedhje.
Nuk ka ditë ku të mos ketë lajme për vrasje, trafik kokaine, por një hajdut tjetër është tashmë në vendin e parë si pjesë e çetës së Rilindjes dhe jo se s’ka qenë i tillë. Por fakti që trafiku i kanabisit dhe kokainës arriti përmasa planetarë duhej menjëherë të ndizej lavatriçja e bashkisë për pastrimin tyre.
Çifti Veliaj-Rama në përmasat e vjedhjes së tyre kanë kapërcyer çdo lloj parashikimi, por kanë kapërcyer dhe çdo masë, sepse për punët e tyre janë vrarë dhe njerëz.
“Çifti i lumtur” Veliaj–Rama para dy ditësh deklaruan vjedhjen e radhës siç ishte Piramida, por ndërkohë nga burime që nuk duan të identifikohen brenda PS, ka një të dhënë shumë interesante se përse Rama i është lëshuar rektorit Mynyr Koni bashkë me vogëlushen e MASR, dhe arsyeja është një dhe vetëm një: Kopshti Botanik.
Shumë të rralla po mbeten hapësirat ku mund të marrësh frymë në Tiranë dhe që mos të shoh syri beton. Pas lejeve të kaparosura dhe të kripura të vrasësit të Ardit Gjoklajt pas 31 milionë m2 ndërtim deri më tani dëgjuam në Kongres klithmën e çiftit Rama-Veliaj dhe për Muzeun Kombëtar, e për shumë hapësira të tjera që ia kanë vënë syrin duke ia vënë zjarrin apo jo.
Por kishte një pacipësi, një perfiditet, në sulmin ndaj rektorit dhe nuk po kuptohej realisht se si një personaliet si Koni me një kubaturë reale akademike nuk kishte pse t’i turrej i gjithë lukunia e hienave të Rilindjes. A thua e kishte ky fajin për atë ligj paçavure që banda e Rilindjes bëri dhe që nuk u apliku as sot e kësaj dite. Dhe arsyeja doli që ministresha çupëlinë e përgatitur mirë nga ustai, e kthyen sulmin ndaj rektorit në një kryefjalë të ditës për një arsye dhe vetëm një; Vjedhja dhe vetëm vjedhja.
Kjo bandë kur bëhet fjalë për rrëmbimin e hapësirave publike dhe shndërrimin e tyre në lavatrice të pastrimit të parave e të përfitimeve marramendëse nuk njeh arsye logjikë dhe pak nga pak Tirana po shkatërrohet e gjitha.