Basha në Tropojë: Qeveria prodhoi më shumë varfëri. Objektiv largimi i Ramës

Tuesday, 23 July 2019 12:31

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, deklaroi nga Tropoja se qeveria ka diskriminuar bashkitë e veriut për të ndëshkuar politkisht qytetarët që nuk mbështesin qeverinë e Edi Ramës. Kreu i opozitës, i cili ndodhet sot në një tur takimesh në veri dhe verilindje të vendit tha se fondet kanë shkuar për bashkitë kliente të Edi Ramës. “Vetëm Veliera e Durrësit ka kushtuar më shumë sesa ç’ka marrë investime i gjithë qarku i Shkodrës. Ky është aparteid.”- tha Basha në një takim informal me strukturat e PD në Tropojë.

Kreu i opozitës ndau me demokratët shqetësimin për gjendjen e rëndë ekonomike në vend, për shkak të përqendrimit të ekonomisë në pak duar klientësh dhe oligarkësh të Edi Ramës. “Pasuritë minerale, bregdetin, pyjet, gjithë ekonominë ua ka dhënë për dy lekë klientëve të vet, oligarkëve dhe të fortëve, më të cilët grabit vendin. Pasuritë natyrore, mineralet mbanin dikur ekonominë dhe ushqenin Shqipërinë, kurse sot nga to nuk merren as taksa dhe asnjë përfitim për shqiptarët, por vetëm pasurim për oligarkët grabitqarë”- u shpreh zoti Basha.

Kreu i opozitës theksoi me shqetësim se politika grabitqare e qeverisë nuk ka prodhuar mirëqenie përmes turizmit apo tregtisë. “Ato kanë prodhuar miliona për klientët e Ramës dhe më shumë varfëri për popullin. – tha zoti Basha. – Këto politika grabitqare po shkatërrojnë turizmin dhe ekonomitë e vogla familjare për të pasuruar klientët grabitqarë të Ramës”.

Basha u shpreh se vendimet speciale të qeverisë për llogari të pak oligarkëve, u kanë hequr shqiptarëve të drejtën që të gëzojnë pasuritë e vendit.  “Bregdetin ua ka vjedhur qytetarëve dhe ia ka dhënë me vendime speciale oligarkëve, që kanë ndërtuar në toka të vjedhura buzë detit. Ka marrë pyjet dhe ua ka dhënë për dy lekë oligarkëve. Pyjet kanë qenë të shqiptarëve tani janë të oligarkëve. Lumenjtë, kanionet, ujëvarat po ua merr shqiptarëve dhe po ua jep oligarkëve për hidrocentrale dhe betonizim. Ato kanë qenë të shqiptarëve, tani janë të oligarkëve gabitqarë.”- theksoi kreu i opozitës, duke vënë ne dukje duke pasojat shkaterruese për ekonominë të vendimeve të qeverisë në keto 6 vjet.

Lideri i opozitës theksoi qëllimi i aksionit politik të opozitës ka qëllim largimin e Edi Ramës, qeverinë tranzitore që do të përgatisë zgjedhjet e parakohshme. “Vendimi për mospjesëmarrjen në farsën e 30 qershorit ishte vendim politik unanim për të vazhduar betejën, për të arritur objektivin tonë, largimin e kësaj qeverie dhe këtij kryeministri, rikthimin e të drejtës shqiptarëve për të zgjedhur me votë parlamentin dhe pushtetin vendor që meritojnë” – tha Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...