Ish ministri i Drejtesise Ylli Manjani ne nje postim në facebook shpreh rezerva për rolin që ambasadorja e Gjermanisë, Susanne Schütz ka luajtur në Shqipëri.
"Nuk mendoj se kjo ambasadore e përfaqësoi sa e si duhet shtetin Gjerman, për të cilin kam respekt të veçantë" shkruan Manjani i cili shton "Marrtë me vete sa më parë edhe disa ambasadorë të tjerë që më shumë keqpërfaqësuan vlerat e vendeve nga vijnë!"
Postimin e mbyll duke uruar: "Shpresoj të pasohet nga ndonjë gjerman profesionist që të marrë e japë më shumë me Shqipërinë reale dhe jo vetëm me sallonet politike!"
Postimi ne facebook
Largimi i ambasadores së Gjermanisë nuk më krijon asnjë ndjesi.
E mësova tani që lexova se e paska pritur Presidenti i Republikës. Ky lajm thjesht më solli në vemendje faktin e thjeshtë se Ambasadorët janë thjesht zyrtarë që ju mbaron dhe mandati.
Nuk mendoj se kjo ambasadore e përfaqësoi sa e si duhet shtetin Gjerman, për të cilin kam respekt të veçantë.
Zonjës që kreu detyrën i uroj rrugë të mbarë, shëndet e mbarësi!
Marrtë me vete sa më parë edhe disa ambasadorë të tjerë që më shumë keqpërfaqësuan vlerat e vendeve nga vijnë!
Shpresoj të pasohet nga ndonjë gjerman profesionist që të marrë e japë më shumë me Shqipërinë reale dhe jo vetëm me sallonet politike!
Nuk dua të heq shpresën tek Gjermania si vendi leader në Europë."