Kur flasim për një polici, si institucion përbërës i një qeverisje demokratike, kuptojmë që ka si interes kryesor komunitetin ku vepron, i shërben mbrojtjes së tij si dhe bashkëvepron me çdo institucion që mirëqenia dhe siguria e qytetarëve të funksionojë. Policia që mbjell frikë e nuk synon bashkëpunimin me dhe për qytetarët, nuk është gjë tjetër veçse një polici që punon për interesa qeveritare. Një polici të tillë kemi parë ndër vite me radhë, por kjo polici që jemi duke parë këto kohët e fundit, kalon çdo kufi të vendosur, si minimum i profesionalizmit të këtij institucioni.
Edi Rama dhe banda e tij, me super të devotshmin Sandër Lleshaj, po e shndërrojnë Policinë e Shtetit në një institucion të turpshëm dhe të inkriminuar. Vetë atë shqiptarë të thjeshtë në radhët e policisë ndjehen të turpëruar dhe të tradhtuar.
Ata u morën dhe u përdorën nga Rama për të mbrojtur parcelat e drogës, u përdorën për të mbrojtur kriminelë, por prej kohësh tashmë po përdoren edhe kundër popullit të tyre.
Të mos harrojmë se çfarë është bërë në protestat e opozitës. Se si është helmuar populli aty. Të mos harrojmë çfarë ka ndodhur në Unazën e Re apo edhe në Bregun e Lumit, ku njerëz të veshur me uniformën e shtetit kanë dhunuar dhe kanë nxjerrë nga banesat e tyre qytetarë të thjeshtë.
Edhe sot te Teatri Kombëtar është e njëjta skemë. Rama kërkon ta turpërojë sa më shumë uniformën e policit duke e përfshirë në çdo aferë të tij kriminale.
Realiteti në policinë e shtetit është deformuar aq shumë sa një pjesë e opinionit e ka vështirë t’a besojë dhe të gjithë meritën për këtë e ka Edi Rama.
Këto veprime flagrante, flasin hapur jo për një shtet normal, por për një shtet ku qeverisin bandat dhe krimi. Ka një urrejtje të shqiptarit për shqiptarin. Dhe e gjitha kjo bëhet për të mbrojtur bandën kiminale që qeveris, sektin e PS që ka marrë peng vendin. 55news.al