Braimllari: Teatri nuk do shembet që të mbushë xhepat Rama

E mërkurë, 24 July 2019 12:58

Artistëve që kundërshtojnë shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, i janë bashkuar sot edhe ish deputetë të LSI-së.

Në një prononcim për mediat, ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari u shpreh se Teatri nuk do shembet që të mbushe xhepat Edi Rama. Ai theksoi se qytetarët e Tiranës do dinë ta mbrojnë teatrin. “Jemi që prej orës 8:30 në mbështetje të aktorëve, ajo që dua të them publikisht ka të bëjë më një ngjarje shumë të rëndë të ushtrimit të dhunës nga forcat e policisë. Unë kam një foto se si policia ushtron dhunë dhe hedh një qytetar përtokë dhe ai rri minuta të tëra pa ndjenja dhe dërgohet në spital. Pra kjo dhunë e ushtruar nga policia është e paprecedentë, është terror policesk i Edi Ramës.

Edi Rama nuk mundet që me terrorin e policisë dhe me dhunën e policisë, të mbulojë oligarkinë, të mbulojë korrupsionin e tij, të mbulojë vjedhjen e tij, teatri nuk do shembet sepse teatrin do e mbrojnë qytetarët e Tiranës, teatri nuk mund të shembet për të mbushur xhepat Edi Rama.

Edi Rama ka çuar në parlament një ligj korruptiv, një ligj klientelist, një ligj i cili përfiton para, vjedh para në kurriz të artistëve, në kurriz të atyre të cilët në këtë skenë kanë bërë art jo vetëm për Tiranën por për gjithë Shqipërinë dhe është monument i rëndësishëm ndaj jemi sot në mbështetje do vazhdojmë të mbështesim artistët dhe gjithë qytetarët e Tiranës në mbrojtje të teatrit, faleminderit.” -u shpreh Braimllari.

Login to post comments