Rikthehen tensionet ne godinen e Teatrit Kombetare mes artisteve dhe punonjesve te policise. Forcat e rendit tentojne te futen brenda ambjenteve per te nxjerre jashte protestuesit. Anëtarët të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtarë kanë konfirmuar për Syri.net, se policia ka shkëputur energjinë e godinës së Teatrit Kombëtarë, e cila aktualisht është në duart e protestuesve të shumtë.
Nga ana tjetër mësohet se janë parë forca të shumta speciale, të cilat janë organizuar prapa ish-hotel Dajtit në pritje të një ndërhyrje, nga momenti në moment.
Aktivistë të lëvizjes për mbrojtjen e Teatrit po ju bëjnë thirrje qytetarëve të kryeqytetit, që të bashkohen urgjentisht në mbrojtje të pronës publike dhe kauzës së tyre.