Basha në Himarë: PD forcë fituese, të bashkuar me qytetarët për ndryshimin

Premte, 26 July 2019 10:01

Turi i takimeve të kreut të opozitës, Lulzim Basha me strukturat e PD, po zhvillohet në Jug të vendit, ku, si në të gjithë Shqipërinë, refuzimi për qeverinë e Edi Ramës ishte i lartë.

Himara është një nga bashkitë e vizituara prej kryedemokratit Basha.  ‘Në praninë e OSBE/ODIHR-it u faktua se ky njeri është i paaftë të organizojë zgjedhje të lira.

Në këtë kuadër, përpjekja jonë opozitare jo vetëm që korri një sukses të plotë, por po ashtu bëri një matje shumë më të rëndësishme se çdo sondazh.

Të gjitha sondazhet na nxjerrin forcë fituese, e nxjerrin opozitën shumicë qeverisëse, po sondazhi më i rëndësishëm ishte ai i 30 qershorit, ku 85 % e qytetarëve e refuzuan në mënyrë masive regjimin. Kjo është shumica ‘Rama ik’. - u shpreh Kryetari Basha në takimin me demokratët e Himarës.

Kreu i opozitës tha se kjo bashki është pasqyra më e mirë e problematikës së vendit: grabitje e pronave, hajdutëri e hapur qeveritare, paligjshmëri, shkatërrim i sipërmarrjes së vogël e të mesme, mungesë totale e vizionit për zhvillimin ekonomik, në veçanti në fushën e turizmit apo të shfrytëzimit të detit dhe, mbi të gjitha, mungesën totale të çdo lloj përkujdesjeje ndaj intereresit qytetar.

‘Interesi publik është i pari që sakrifikohet për interesat e Edi Ramës dhe një grushti njerëzish, me të cilët ka kapur dhe ka mbajtur pushtetin gjithë këto vite’ - theksoi zoti Basha në Hinarë, ku vuri në dukje rritjen e besimit për PD dhe bashkëpunimin e saj me çdo faktor lokal dhe kombëtar për të sjellë sa më shpejt ndryshimin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...