“Rama trajton shqiptarët si skllevër”! Paloka: 30 qershori, nul!

Premte, 26 July 2019 17:24

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar lidhur me konstituimin e këshillit bashkiak në Devoll. Paloka e krahason këtë vendim të Ramës të njëjtë me atë të grabitësve që hyjnë në shtëpinë e tjetrit për të grabitur.

Sipas ish-deputetit demokrat, jo opozita, por raporti i OSBE-ODIHR ka bërë të qartë se 30 qershori është ligjërisht nul dhe vendimin e Presidentit për të zhvilluar zgjedhjet vendore më 13 tetor mund ta ndryshojë vetëm Gjykata Kushtetuese.

Reagimi i Palokës:

Pershendetje per qytetaret e Devollit qe sot nuk lejuan dhunimin e bashkise se tyre nga nje bande qe kerkon ta uzurpoje!

Ky ishte nje akt i qarte qytetarie, perballe barbarise kriminale te bandes qe kerkon me kembengulje dhe dhune te coje deri ne fund nje proces antiligjor dhe antikushtetues, pjelle e cmendurise se nje kryeministri qe ka vendosur ta trajtoje vendin si prone te tij private dhe shqiptaret si skllever.

Tanime jo opozita, por raporti i OSBE-ODIHR e madje dhe deklaratat e atyre qe ka qejf ti tunde Rama here pas here, kane bere te qarte se 30 qershori eshte ligjerisht nul qe pas dekretimit nga Presidenti i 13 tetorit dhe kete mund ta ndryshoje vetem nje vendim i Gjykates Kushtetuese.

Ne keto kushte, akti qe ka kerkuar te kryejë sot Rama me banden e tij ne Devoll, apo qe do te synoje te realizoje dhe ne raste te tjera, eshte i njejte me ate te grabitesve qe hyjne ne shtepine e tjetrit per te grabitur. E njejte duhet te jete dhe pergjigja e qytetareve, si ndaj grabitesit qe te ka hyre ne shtepi per te te dhunuar e grabitur!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...