Çupi: As socialistët e ndershëm nuk pranojnë që zyrat të merren me dhunë

Premte, 26 July 2019 21:51

Lirimi i bashkive të djathta, ish-deputetja e PD-së: Nuk i lirojmë, do presim Gjykatën Kushtetuese të vendosë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, deklaron se normaliteti nëpër bashki do kthehet vetëm nëse në vendin tonë do ketë zgjedhje të lira e të ndershme.

Duke komentuar situatën e tensionuar sot në Bashkinë e Devollit, ish-deputetja Çupi në një intervistë për “News 24” deklaroi se kryebashkiakët qëndrojnë në detyrë derisa të zhvillohen zgjedhje të ndershme.

E pyetur nëse ka folur me kryebashkiaken Voltana Ademi, ajo u shpreh se qytetarët shkodranë nuk mund ta pranojnë një situatë të tillë, ku zyra merret me dhunë, madje as socialistët e ndershëm.

“Kryetari i bashkisë qëndron në detyrë derisa të zhvillohen zgjedhje të ndershme. Si mund të pranojnë qytetarët e Shkodrës? Ne do presim të ngrihet Gjykata Kushtetuese. As socialistët e ndershëm nuk e pranojnë këtë proces. Si mundet një kryetar bashkie të futet në zyrë me dhunë”, u shpreh ish-deputetja demokrate, Dhurata Çupi.

Pjesë nga intervista

Pse bëtë marrëveshje me artistët?

Kemi bërë marrëveshje me artistët që mbrojnë godinën, është diçka krejt normale. Ne kemi qenë në mbështetje të kauzës së artistëve. Është me vlera të jashtëzakonshme dhe duhet të mbetet aty. Godina rikonstruktohet. Ne sot kemi një Tiranë vetëm me kulla e beton. Ne do jemi në krah të artistëve gjatë gjithë verës për ta mbrojtur teatrin.

Cilat janë kauzat e tjera të aksionit opozitar?

Deri më 31 gusht, ka vendim të Partisë Demokratike, ku janë kryetarët e degëve, të deleguarit dhe vetë Lulzim Basha, që po bëjnë një organizim dhe strukturim të brendshëm të partisë. Në të ardhmen do ta detajojmë. Kemi kontakte të vazhdueshme me target grupe që janë në vështirësi për jetesën, me të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë. Ne do merremi në detaje me çdo shqetësim të qytetarëve. Do bëjmë gjithçka për progresin në vendin tonë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...