Ligji i censurës nga Rama, Vokshi: Organizatat ndërkombëtare kërkojnë rrëzimin

Saturday, 27 July 2019 13:48

Ish-deputetja Albana Vokshi ka reaguar në lidhje me përgjigjen që i është kthyer Partisë Demokratike në lidhje me shqetësimin e ngritur për ligjin e ri të censurës së medias.

Organizatat ndërkombëtare, kërkojnë rrëzimin e ligjeve për kontrollin e medias online.

 

Reagimi i Albana Vokshit:

 

Organizatat Ndërkombëtare thirrje parlamentit të rrëzojë ligjet e censurës: Janë ligje si të ardhura nga kozmosi..., nuk gjenden askund në botë.

Organizatat ndërkombëtare të lirisë së shtypit i përgjigjen shqetësimeve të ngritura në letrën e PD si dhe deklaratën e 10 organizatave shqiptare, kundër ligjeve të censurës. Në thirrjen e tyre, drejtuar Parlamentit, ata kërkojnë rrëzimin e ligjeve për kontrollin e medias online.

Qendra Europiane për Lirinë e Medias, Reporterët pa Kufij, “Artikulli 19” dhe Organizata e Medias së Europës Juglindore, në deklaratën për shtyp, të shpërndarë edhe në kancelaritë europiane theksojnë shqetësimin, se ligjet e Edi Ramës janë në kundërshtim të hapur me lirinë e medias dhe të drejtën për informim.

Të dyja ligjet e propozuara janë në kundërshti me praktikën ndërkombëtare dhe me mekanizmat vetë-rregullues të medias online. Draftet e qeverisë legjitimojnë censurën dhe parashikohet të zbatohen përmes dy bordeve të censurës: AMA dhe AKEP, thuhet në reagimin e 4 organizatave mediatike.

 “Këto ligje janë hartuar në ilegalitet, pa procedurë transparente dhe pa përfshirjen e përfaqësuesve të medias, një kërkesë e theksuar në takimin me Kryeministrin Rama, gjatë misionit faktmbledhës për lirinë e shtypit në Shqipëri”- nënvizohet ndër të tjera në deklaratë.

Në cilësinë e ish Kryetares së Komisionit Parlamentar të Medias dhe në emër të Partisë Demokratike falenderoj 4 organizatat ndërkombëtare dhe shoqatat e medias në Shqipëri për reagimin dhe i ftoj të forcojmë barrikadën në rezistencë për lirinë e medias.

820 mijë euro do të jetë gjoba për gazetarët, nëse i prishin Qeverisë foletë e korrupsionit.

Cili gazetar do të mund ta paguante “penalltinë” e qeverisë?!

#RezistencëpërLirinëeShtypit

#ECPMF

#RSF EU-Balcans

#Artikulli 19

#SEEMOFree_Media

Shënim: Më poshte linku i deklaratës së 4 organizatave ndërkombëtare të lirisë së medias.

Albania: Government should withdraw “anti-defamation” legislative package introducing state regulation of online media outlets 

1 / 2
 

© SYRI.net

Modifikuar më Saturday, 27 July 2019 13:51
Login to post comments