Kreu i opozitës Lulzim Basha ishte sot në Gjirokastër, ku edhe zhvilloi një takim me strukturat e PD-së në këtë rreth dhe me qytetarët.
Beteja jonë e parë në qeverisje do të jetë ekonomia.
Kështu shprehet Basha në një postim të tijin në Facebook.
Sipas liderit demokrat, do ti jepet fund monopoleve, klientelizmit dhe kapjes së ekonomisë
“Beteja jonë e parë në qeverisje do të jete për ekonominë. Ne do ti japim fund monopoleve, klientelizmit dhe kapjes së ekonomisë. Do krijojmë kushte për konkurrencë të ndershme dhe investime të huaja të cilat do ti japin zhvillim ekonomisë dhe do të krijojnë vende pune!”, shkruan Basha në postimin e tij të fundit në Facebook