Nga Basir Çollaku
Media shkruan se ora e dorës e Greg Edi Ramës kushton së paku 35 mijë euro… Është e vështirë të konstatosh nga një foto origjinalitetin. Të tjerat gjenden kollaj. Kohë më parë u përfol për syze të cilat kushtonin diku te 60 mijë euro.
Mbi 100 mijë euro për dy aksesorë rehatie tej imagjinatës së epokës, para se babai të kishte nisur zullumet me pushtetin në Bashki dhe përpjetë. Po t’i shtosh dukjes, makinat, e tjera salltanete, shifra zor të ndalet. Burimi i këtyre të ardhurave vetëm një adrese ka. Babain, ose qokat e tij ndër shoqni biznesi apo grupet kriminale nderbërëse. Ndërsa po shtypi solli lajmin se kushërinj të brezit të parë gjaku të Gregorit nga ana e nënës, jashtë këtij oborri majmërie, lanë shtetësinë shqiptare. Si mjaft të tjerë fatkeqësisht.
Mos kaloni te vëlla Olsi, xhaxhai sportiv, sepse atje as Prokuroria nuk ka këllqe të mbërrijë. As te mama Linda, e cila po sakrifikon për një çapë bankë.
Nëse kjo është e vërtetë, kthejeni Zaganjorin për ato boshllëqe pasurie, Donika Prelën lëreni të kullandrisë Krimet e Rënda, Dvaranin lëreni të hazdisë gjyqsorin, dhe gjithë gjyqtarët e prokurorët e shkarkuar në detyrë, se për kaq janë larguar. Natyrisht ndërkombëtarët të majmur nga raporte sheqeri dhe fonde mjalti ndarë mes vedi. Ata janë ca kostume shëtitëse që mbushen në Tiranë e zbrazen jashtë vendit.
Natyrisht babai është kujdesur që fëmija të reklamojë shkujdesjet e mëdha financiare. Si thonë ndër treva etnie tërheq dera. Ai hedh me mburrje njoftimin se mbylli një hotel sepse nuk kishte prerë fatura për shërbime klientësh.
Bash ka të drejtë
Afërim.
Rama ka pre çdo fature për çdo qytetar.
Preu një për Bechettin 140 milionë euro
Ka në proces disa prerje në Arbitrazh rreth nja 2 miliardë
Ka prerë për oligarkët pa fund
Preu për muxhahedinet
U nis të presë për Kosovën…
Kështu Gregu s’ka përse nuk e shijon varfërinë e publikuar. E gjithë familja, xhaxhai, njerka dhe e bija, të gjitha falë babait punëshumë, kanë gjetur diçka të vogël me shumë shifra në euro të merren.
Ai s’ka përse të mbetet në fund…
Gregu nuk ka pikë faji…
Fajin si gjithmonë e ka parajsa e të atit…
Punët bëhen të mërzitshme kur babin ta zënë ethet e kontratave të pambajtura të ca burrave të krisur të cilët hera-herës bëhen shokë të shkujdesur…
Kaq pak në një dhe për një orë…
Po në gjashtë vite??!
Do çmendet makina llogaritëse nëse e përdorim…